Vatra në Cyrih shënon 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

24 Nëntor, 2024 - 7:58 pm

Në kuadër të festave të Nëntorit, sonte në Cyrih po mbahet manifestimi tradicional i Ansamblit `Vatra`.

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve diplomatik dhe të shoqërisë civile si dhe të shumë ansambleve e artistëve që veprojnë në Zvicër, para qindra të pranishmëve u paraqit një program i pasur kulturor dhe artistik me shumë pika muzikore e valle kombëtare.

Në manifestim u vlerësua lart ruajtja e vlerave dhe e traditës shqiptare. 

“Vatra” është ansambli që këtë vit shënon 30 vjetorin e themelimit, e që për qëllim ka kultivimin e vlerave dhe traditës kombëtare shqiptare./rtk/ KultPlus.com

Të ngjajshme