Vazhdojnë punimet në Qendrën për Arte, Kulturë dhe Inovacion në Rahovec

3 Qershor, 2024 - 7:43 pm

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në Rahovec po zhvillohen me ritëm të shpejtë punimet për ndërtimin e Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion.

Ndërtimi i kësaj qendre kap vlerën rreth tre milionë euro dhe ka sipërfaqe të tërësishme mbi 6 mijë e 200 m2, me hapësira të ndryshme, si sallën universale, me rreth 400 ulëse, shkollën e muzikës, studion për kërcim, klasën për balet.

Ministria ka bërë me dije se pjesë e objektit do të jetë edhe Qendra për Inovacion dhe Teknologji, e cila ka të inkuadruar brenda laboratorin, dhomat për punëtori të ndryshme, sallën për takime dhe trajnime.

“Po ashtu, është e paraparë edhe biblioteka, ku përfshihen sallat për lexim grupor dhe individual, ekspozim të librit, nototekën dhe sallën për kompjuterë”, thuhet në njoftim.

Të ngjajshme