Vazot e blera për 25 paund vlejnë një pasuri, i përkasin dinastisë kineze të shekullit të 18-të

12 Maj, 2023 - 7:30 pm

Disa vazo të blera në një dyqan të dorës së dytë në Londër për 20 paund (25 dollarë) në fakt datojnë nga dinastia Qing e shekullit të 18-të të Kinës dhe vlera e tyre mund të arrijë deri në 50,000 paund (62,700 dollarë).

Vlera e tyre e vërtetë u zbulua kur u gjet një etiketë në bazën e një prej vazove. Blerësit i çuan sendet në shtëpinë e ankandit për inspektim.

Këto vazo janë të rralla, pasi janë bërë me porosi të perandorisë. Vazot 11,5 cm, janë të dizanjuara me gjethe, zambak uji ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe jeshile me një shtresë blu./ KultPlus.com

Të ngjajshme