15 Tetor, 2019 - 9:30 pm
Kemi dëgjuar shpesh të flitet për format më të çuditshme të humbjes së jetës por një moment i tillë merr edhe më shumë vëmendje kur bëhet fjalë për personazhe të famshëm si është edhe rasti i mbretit të Epirit, Pirros i cili thuhet se humbi jetën ndërsa qëndronte poshtë një muri dhe është qëlluar nga një grua me tullë nga lart.
Më poshtë po rendisim disa nga vdekjet më të çuditshme të personazheve të njohur jo vetëm nga fusha e artit po edhe nga politika ndër vite:
1. Elvis Presly, kapsllëk kronik
Fansat e tij do të ngeleshin të habitur, e ndoshta edhe të zhgënjyer kur zbuluan shkakun e vdekjes së mbretit të muzikës Rock end Roll. Sipas mjekut të tij, Elvis vdiq nga kapsllëku kronik dhe për këtë arsye ai u gjend i vdekur në tualetin e tij.
2. Federico Fellini, asfiksim nga djathi mocarela
Federico Fellini regjisori i madh italian vdiq në 31 tetor 1993 në Poliklinikën Umberto I në Romë, ku ishte shtruar prej disa ditësh për një kancer në mushkëri që i ishte shkaktuar nga një incident i parëndësishëm. Ai ishte mbytur me një pjesë të vogël djathi mocarela i cili i mbylli traketë duke i shkaktuar dëme të pariparueshme në tru.
3. Sofokliu, u mbyt me një kokërr rrushi
Sipas historianëve të lashtë, të apasionuar pas anekdotave thuhet se Sofokliu një ndër tragjedianët më të mëdhenj të antikitetit grek, autori i veprës “Edipi Mbret” vdiq pasi u mbyt me një kokërr rrush.
4. Bob Marly, kancer i shkaktuar nga një dëmtim gjatë një ndeshje futbolli
Në korrik të 1977 Bob Marley muzikanti Xhamajkan u diagnostikua me sëmundjen melanoma malinje që kishte prekur gishtin e madh të këmbës së tij, ky dëmtim i ishte shkaktuar gjatë një ndeshje të zakontë futbolli. Bob Marley refuzoi të merrte kurën e duhur sepse feja nuk ja lejonte një gjë të tillë. Feja e tij (Rastafarianismi) mbronte fortë idenë se trupi i njeriut duhet të ngelet “i paprekur”. Kanceri që e kishte prekur në gisht, filloi të përhapej në lëkura, në anën e djathtë të trurit, në mushkri, mëlçi dhe stomak. Bob Marley vdiq pa lënë testament.
5. Pirro i Epirit, u vra nga një tjegull
Pirroja i Epirit po kalonte në një rrugë të ngushtë, ku po zhvillohej një betejë, një grua e vjetër që ishte duke e parë nga çatia e shtëpisë së saj i lëshoi pa dashje një tjegull. Tjegulla e goditi në kokë Pirron dhe e hutoi, kjo i dha mundësinë ushtrisë kundërshtare që ta vriste me lehtësi.
6. Sergei Esenin, u var në tubacionet e ngrohjes
Dy ditë pasi mjekët i kishin dhënë leje që të dilte nga spitali me rastin e Krishtlindjeve poeti rus Sergei Esenin preu damarët e njërës dorë dhe shkruajti një poemë lamtumire me gjakun e tij. Ditën tjetër u var në tubacionin e ngrohjes të dhomës së hotelit ku po qëndronte në San Petersburg. Ishte vetëm 30 vjeç kur u vetëvra. Ka dhe alternativa të tjera që sugjerojnë se vetëvrasja e Eseninit ishte një mashtrim pasi në fakt poeti ishte vrarë nga agjentë të GPU-së.
7. Luigji i III- të, ra nga kali në përpjekje për të kapur një grua
Luigji i III-të i Francës vdiq në vitin 882 në Saint-Denis, ndërsa ishte duke bërë një lojë dashurie me një vajzë të re. Luigji i III-të ishte duke ndjekur me kalë vajzë e re dhe në hutim e sipër nuk e pa portën e ulët që i doli përpara, e përplasi fort kokën pas portës. Përplasja ishte aq e dhunshme sa ai theu kokën dhe vdiq.
8. Eskili, goditet në kokë nga një breshkë
Legjenda thotë se Eskili vdiq për faj të një shqiponje e cila kishte kapur për të ngrënë një breshkë dhe po kërkonte një shkëmb për ta çarë breshkën. Shqiponja nga largësia e ngatërron kokën e dramaturgut të madh grek me një shkëmb dhe e lëshon breshkën. Ky aksident banal i shkaktoi vdekjen.
9. Herakliti, i bërë copa-copa nga qentë e tij
Herakliti për t’u shëruar i drejtohet një burri që rezultoi një sharlatan. Ai e këshilloi Heraklitin që të zhytej në pleh, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të largonte ujërat e tepërt që kishte në trup dhe si rezultat do të shërohej. Ky sugjerim nuk rezultoi aq i dobishëm sa dukej sepse kur Herakliti doli nga plehu qentë e tij nuk e njohën dhe e bënë copa-copa. Është e mundur që shkaku i vdekjes së Heraklitit është zhytja në bajgat e lopëve. /KultPlus.com