11 Korrik, 2019 - 10:33 pm
Vetëm pak ortë më parë është njoftuar se ka ndërruar jetë aktorja e mirënjohur shqiptare Valentina Caci. Ende nuk janë mësuar zyrtarisht shkaqet, edhe pse është përfolur kohët e fundit se aktorja ishte e sëmurë.
Po kush ishte Valentina Caci?
Ajo lindi në qytetitn Korçës më 2 mars të vitit 1936. Në lëvizjen artistike që shpërtheu që ne muajt e parë të paraçlirimit u aktivizua në grupet teatrale amatore, ku dhe u dallua si aktore amatore me perspektivë për skenën korçare.
Ishin këto të dhëna, për këtë amatore, që ra në sy të Dhimitër Trajçes, që e afroi në grupin e teatrit të ngritur pranë Pallatit të Kulturës së qytetit.
Aty, një vit mbas krijimit të teatrit profesionist, mbështetur në talentin e saj të treguar në grupin amator, Valentina Caci emërohet aktore në trupën teatrit profesionist. Regjisorët i besojnë role të rëndësishëm gjatë gjithë karrierës së saj në skenë.
Rolet e interpretuara në skenë nga nga Valentina Caci janë: Ollga në dramën “Makar Dubrava” e Korneiçukut, Kolkoziania në dramën “Rruga e madhe” e Fjodorovit, Gallupkova në komedinë “Kush e ka fajin” e Molinavit, Lumturia në dramën “Të rinjtë” e V. Vinçanit, Lumtua në komedinë “Vajza nga fshati” e F. Gjatës,
Bardha në dramën “Sëmundje e rrezikshme”, Viku në dramën “Ishulli i Aferditës, Vjollca në dramën “Doktor Aleksi” e I. Uruçit, Efrosinja në dramën “Vajza pa prikë”, Vjollca në dramën “Gjaku i ri” e A.Binos, Valdeti në dramën “Tre të shtëna pushke” e I. Uruçit, Eleni në dramën “Flakë në shtëpi” e Z. Cikulit, Nerka në dramën “Stina e kuqe” e F. Gjatës, Neribani në dramën “Mosha e bardhë” e D. Agollit,
Afërdita në dramën “Varri i pagëzimit” e N. Shkodranit, Leti në dramën “Motra Katerinë” e V. Zikos, Veroria në dramën “Këneta” e F. Gjatës, Nafia në dramën “Hijet e natës”e V. Kokonës, Meri në dramën “Rrethimi i bardhë” e N. Priftit, Helena në dramën “Engjejt e skëterrës” e Kantenit, Gruaja në dramën “Orteku i vjeshtës” e S. Andonit, Luçia në komedinë “Karnavalet e Korçës” e S. Çomorës,
Dhora në dramën “Rruga e madhe”e V. Zikos, Nekia ne komedinë “Zonja nga qyteti” e R. Pulahës, Lena në dramën “Maro Mokra” e R. Pulahës, Gruaja në dramën “Kur çel dashuria” e T. Laços, Nekia në komedinë “Shoqja nga fshati” e R. Pulahës, Komshia ne dramën “Shtëpia në rrugicë” e T. Laços, Komshia në dramën “Paja” e Di Maxhios.
Pjesë nga shfaqja e dramës “Gjaku i ri”, V. Caci në rolin e Vjollcës dhe DH. Trajçe në rolin e portjerit.
Ndër këto role të interpretuara nga aktorja Valentina Caci, duke u mbështetur në kritikën e kohës dhe opinionet e spektatorëve artdashës që i kanë parë këto shfaqje, role që janë pëlqyer e duartrokitur me meritë, do të veçonim rolin e saj, atë të Olimbisë, në dramën “Lulja e kujtimit” e F. Postolit, rolin e Verores në dramën “Këneta” të F.Gjatës,do të veçonim edhe rolin e Dona Luçias në komedinë “Karnavalet e Korçës e S. Çomorës, rolin Lenës në dramën “Maro Mokra” të R. Pulahës, si dhe rolin e Nekies në komedinë “Zonja nga qyteti” dhe komedinë “Shoqja nga fshati”. Për kontributin e saj në skenën korçare, aktores Valentina Caci i është dhënë titulli, “Artiste e Merituar”.