24 Qershor, 2024 - 4:02 pm
Albanologu Mehmet Rukiqi ka vdekur sot në moshën 88-vjeçare. Rukiqi publikoi dhjetëra punime të ndryshme hulumtuese, shkencore, kryesisht nga lëmi i folklorit dhe etnologjisë.
Lajmin për vdekjen e tij e bën të ditur familjar të tij në rrjete sociale.
I ndjeri ka marrë pjesë edhe në faljen e gjaqeve gjatë vitëve ’90-ta në Kosovë bashkë Anton Çettën.
Ai jka a shkruar edhe vepra monografike si “Tahir Berisha, mendimtar popullor”, “Azem Galica në traditën popullore”, “Këngë dasme”, I dhe II, “Anekdota popullore” e të tjera.