30 Korrik, 2024 - 2:46 pm
Autorja e romaneve serike “Sweet Valley“, Francine Pascal, ka vdekur në moshën 92-vjeçare.
Ajo vdiq pas një beteje me limfomën në një spital në Manhattan të Nju Jorkut.
Shkrimtarja gjeti famë me serinë e saj me libra për binjaket identike, Elizabeth dhe Jessica Wakefiled.
Seria e vendosur në periferinë fiktive të Los Anxhelosit, Swet Valley, debutoi më 1983, dhe konsistoi në 181 libra, e shumë spinofë, përfshirë dhe Sweet Valley Twins dhe Sweet Valley University.
Librat u botuan për 20 vjet dhe u përkthyen në 27 gjuhë, duke shitur miliona kopje në mbarë botën./KultPlus.com