9 Korrik, 2020 - 10:40 am
Shuhet në moshën 97 vjeçare e mbijetuara e kampit gjerman të përqendrimit në Selanik Drita Guga.
Familja e saj nga fshati Pandalejmon i Konispolit mbështeti fuqimisht LANCI, duke u rradhitur në formacionet luftarake të Brigadës së XIX sulmuse, të gjashtë fëmijët, midis të cilëve edhe Drita, motra e shkrimtarit të shquar Qamil Buxheli.
Pas luftes vazhdoi një shkollë për infermiere, profesion që e vazhdoi deri sa doli në pension në qytetin e Delvinës.
Atje krijoi një familje të mrekullueshme me Skender Gugën, ku linden tre fëmijë të nderuar dhe të respektuar.
Më 24 janar 2018 me rastin e ditës ndëkombëtare të Holokaustit, në një intervistë mjaft interesante, ajo tregon për luftën e 22 korrikut 1944 në Delvinë, kunder gjermanëve dhe për internimin e tyre në kampin e përqendrimit në Selanik , për tmerret që ato përjetuan dhe momentet që kaloi, që nga lirimi e deri sa erdhi në Shqipëri. / KultPlus.com