21 Shkurt, 2025 - 2:54 pm
Ka vdekur Ferid Abazi, një ndër kitaristët më të njohur të viteve të 80-ta, i cili me punën dhe përkushtimin e tij ka lënë gjurmë në skenën e rokut. Ai poashtu ka lënë gjurmë edhe si piktor, ku puna e tij është vlerësuar lart nga njohësit e artit dhe kulturës.
Për vdekjen e tij edhe ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dje Sporte, Hajrulla Çeku ka dërguar telegram ngushëllimi, të cilin e sjellim të plotë.
Telegram ngushëllimi
E nderuara familje Abazi,
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, artistit, Ferid Abazi.
Si një nga kitaristët më të njohur të viteve ‘80 dhe pjesë e gjeneratës së artë të rock skenës kosovare, Abazi i dha shumë artit muzikor të vendit tonë dhe la gjurmë në kulturën tonë muzikore. Ndërsa kontributi i tij në art nuk u kufizua vetëm në muzikë, por edhe në pikturë dhe dizajn.
Veprimtaria e tij do të kujtohet përherë.
Ngushëllimet me të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Me respekt,
Hajrulla Çeku
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit/ KultPlus.com