3 Gusht, 2020 - 11:02 am
Fituesi i çmimit Nobel për Paqe dhe ish-lideri i SDLP-së, John Hume ka vdekur në moshën 83 vjeçare, shkruan BBC, përcjellë KultPlus.
Ai ja vdekur në orët e hershme të së hënës së shtëpinë e kujdesit “Owen Mor” në Londonderry. Një nga politikanët e profilit më të lartë në Irlandën e Veriut për më tepër se 30 vjet, ai kishte ndihmuar të krijohej një klimë që i dha fund “Trazirave”.
Ish-mësuesi doli në skenë gjatë Lëvizjes për të Drejtat Civile në vitin 1968. Ai ishte një nga anëtarët themelues të Partisë Demokratike Sociale dhe të Punës (SDLP) në vitin 1970. U bë lider i partisë në vitin 1979, post të cilin e liroi në nëntor të vitit 2001. Ai vuante nga dementia për shumë vite. / KultPlus.com