2 Shtator, 2021 - 11:30 am
Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, njofton për vdekjen e gazetarit Kajtaz Gecaj.
Lushtaku shkruan se mëngjesi i sotëm solli lajmin për vdekjen e gazetarit nga Skenderaj Gecaj.
Ti kurrë nuk do ta humbëesh epshin tënd përsëri. Provoni këtë!
“Kajtazi është pa dilemë prej gazetarëve më profesionistë nga gjenerata më e vjetër e gazetarëve të Drenicës”, ka shkruar tutje Lushtaku.
Postimi i tij i plotë:
Mëngjesi i sotëm solli lajmin për vdekjen e gazetarit të njohur nga Skenderaj, Kajtaz Gecaj. Kajtazi është pa dilemë prej gazetarëve më profesionistë nga gjenerata më e vjetër e gazetarëve të Drenicës.
Karrierën e kishte filluar në të 70-tat si mësues në Qirez, për të vazhduar pastaj si gazetar në të përditshmen “Zëri”, e së fundi duke hapur një portal lokal. Duke e njohur personalisht, ai ishte profesionist i madh me një memorie të jashtëzakonshme. Urtësia e tij reflektonte në shkrimet me përmbajtje të thellë e argumentuese.
Ngushëllimet më të thella familjes, shoqërisë, dashamirëve e audiencës së Kajtazit.
Pushoftë në paqe!./KultPlus.com