27 Shkurt, 2021 - 10:12 pm
Xhemajlije Hoxha- Demaçi, gruaja e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur gazetarja shqiptare në Zvicër, Hava Kurti Krasniqi, teksa ende nuk dihet shkaktari i vdekjes së saj.
Regjimi Jugosllav, përgjatë kohës sa Demaçi mbante burg, e kishte larguar nga puna gruan e tij, Havën, në Prilluzhë të Vushtrrisë ku punonte si mësuese, duke e kthyer më vonë si pastruese në të njëjtën shkollë.
Duke i ndjerë edhe vuajtjet e bashkëshortes, Demaçi i shkroi letër Xhemajlies. “I shkrova letër Xhemajlies ku kërkova të iniciojë kërkesën për shthurje të bashkëshortësisë. Xhemajlia fillimisht refuzoi prerazi. Më vonë u detyrua ta pranojë që ta sigurojë ekzistencën për vete dhe fëmijët. Menjëherë Xhemajlia u kthye në vendin e punës nga pastruese në mësuese. Unë u ndjeva shpirtërisht i lehtësuar”, kishte thënë Demaçi në librin e Fahrudin Radonqiq “10 mijë ditë në burg”.
Pas ndarjes dhe martesës me gruan e dytë, Demaçi ishte ri-bashkuar me Xhemajlien, me të cilën jetuan bashkë deri sa vdiq. /KultPlus.com