3 Prill, 2020 - 10:41 am
Aktorja e parë në Gjakovë dhe njëherit fotografja e parë e këtij qyteti dhe mbarë Kosovës, Igballe Zherka – Gorani ka ndërruar jetë mbrëmë, shkruan KultPlus.
Për vdekjes e Igballes ka reaguar edhe Teatri i qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu” përmes një postimi në Facebook duke i shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që e njohën Igballen.
“Shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjes Zherka dhe Gorani gjithashtu të gjithë atyre qe patën rastin dhe fatin ta njohin për se afërmi.”
Ndërsa, i biri i Igballes, Mentor Gorani, përmes një statusi në Facebook ka njoftuar për vdekjes e nënës, ndërsa ka njoftuar që varrimi bëhet sot në prani të rrethit të ngushtë familjar, kjo për shkak të pandemisë.
“Varrimi i së ndjerës do të bëhet më 3 prill, 2020, me drekë, në varrezat e qytetit të Prizrenit në prani të rrethit të ngushtë familjar për shkak të pandemisë. Duke mos dëshiruar të rrezikojmë shëndetin e asnjërit nga ju në këtë kohë, pranojmë ngushëllime përmes mjeteve të komunikimit”, ka shkruar Mentori. / KultPlus.com