2 Dhjetor, 2022 - 9:09 am
Ka vdekur në moshën 47-vjeçare ish-gazetari dhe ish – kandidati i pavarur për president të Republikës së Kosovës, Seremb Gjergji.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Sama Bajraktari-Gjergji.
“Lamtumirë fytyra ime e bukur e kësaj bote”, ka shkruar ajo në faqen e saj në Facebook.
Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para, gjatë pas luftës në Kosove në disa mediume të shkruara dhe elektronike. Ai ka qenë aktiv në disa debate aktuale politike me pjesëmarrje aktive dhe në opinione të shkruara.
Njihet si ndër aktivistët e parë që ka marrë guximin të shpallë kandidaturën për President të Kosovës, si kandidat i pavarur.
I ndjeri ka lënë bashkëshorten Samije Bajraktari- Gjergji dhe dy fëmije, një djalë dhe një vajzë./KultPlus.com