7 Gusht, 2022 - 1:15 pm
Muzikantja australiane Judith Durham, e njohur më së shumti si këngëtarja kryesore e grupit të muzikës popullore The Seekers, ka vdekur në moshën 79-vjeçare, transmeton KultPlus.
Grupi i saj shiti më shumë se 50 milionë disqe dhe pati hite, duke përfshirë I’ll Never Find Another You, I Am Australian dhe Georgy Girl.
Ajo u largua nga grupi për të dalë solo në vitin 1968 dhe vazhdoi të publikonte një numër albumesh në studio.
Anthony Albanese, kryeministri i Australisë, bëri homazhe për Durham, duke e quajtur atë “një thesar kombëtar”.
“Judith Durham i dha zë një filli të ri të identitetit tonë dhe ndihmoi në hapjen e një shteg për një brez të ri artistësh austriak,” shkroi ai në mediat sociale. Mirësia e saj do t’i mungojë shumëkujt, himnet që ajo i dha kombit tonë nuk do të harrohen kurrë.
Durham u nderua disa herë gjatë karrierës së saj të gjatë, duke përfshirë edhe medaljen e Urdhrit të Australisë (OAM) për shërbimet ndaj muzikës në 1995 dhe Medaljen e njëqindvjetorit në 2003./ KultPlus.com