10 Gusht, 2019 - 11:06 am
Qysh në moshën 19 vjeçare, Masar Krasniqi emigroi nga Kosova drejt Zelandës së re, me qëllimin e vetëm që ishte çështja kombëtare.
Gjatë kohës së luftës e edhe pas përfundimit të saj, Krasniqi ndihmoj shumë në shkuarjen e kosovarëve në Zelandën e re, ku edhe u përkujdes personalisht për ta.
Gjithë jetën e vet e kaloj duke u përkushtuar ndaj popullit të Kosovës edhe pse nga larg, ai nuk ndaloi asnjëherë. Gjatë veprimtarisë së tij ai takoi shumë personalitete të njohura, të cilët kanë qenë kontribuues direkt të paqes në botë si: Dalai Lama, Nëna Terezë, Ibrahim Rugova, Bill Clinton etj.
Ai poashtu ka qenë i dekoruar me medalje nga Mbretëresha Elizabeta II për shërbim ndaj komunitetit. / KultPlus.com