2 Qershor, 2023 - 7:45 pm
Studiuesi i famshëm gjerman dhe fituesi i çmimit ‘’Nobel në Mjekësi’’, Harald zur Hausen ka vekur në moshën 87-vjeçare, njoftoi Qendra Gjermane e Kërkimit të Kancerit (DKFZ) në Heidelberg.
‘’Me vdekjen e Hausen humbasim një shkencëtar të shquar që arriti rezultate novator në fushën e virologjisë së kancerit”, tha Michael Baumann, Kryetar i Bordit Drejtues i DKFZ.
Virologut të njohur ndërkombëtarisht i është besuar se është babai intelektual i një vaksine të përdorur gjerësisht kundër kancerit të qafës së mitrës dhe kancereve të tjera, e cila i dha atij çmimin ‘’Nobel në Mjekësi’’ në vitin 2008.
“Pa ekzagjerim, mund të thuhet se Harald zur Hausen ka hapur kështu një dimension krejtësisht të ri të parandalimit të kancerit”, theksoi Baumann.
Kohët e fundit, shkencëtari kishte studiuar një lidhje të mundshme midis konsumit të qumështit dhe mishit të viçit dhe zhvillimit të kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë./KultPlus.com