11 Shkurt, 2023 - 12:30 pm
Cody Longo, aktori dhe këngëtari 34-vjeçar është gjetur i vdekur, në shtëpinë e tij në Austin, Teksas. Bashkëshortja e tij, Stephanie ishte në punë në një studio kërcimi, kur telefonoi policinë që të kontrollonin shtëpinë sepse kishte një parandjenjë të keqe dhe nuk po arrinte të komunikonte me aktorin.
Policët shkuan në shtëpi, hapën derën dhe e gjetën të vdekur në shtrat aktorin. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes. Një anëtar i familjes ka dëshmuar se prej vitesh Longo ka pasur probleme me abuzimin e alkoolit dhe sipas tij, pikërisht ky abuzim, lidhet edhe me vdekjen e 34-vjeçarit.
Cody Longo ishte shkëputur nga vëmendja e publikut, pas suksesit si tekstshkrues dhe këngëtar i këngës “She Said”, e cila në vitin 2014 qëndroi për shumë gjatë në top lista.
Ai njihej gjithashtu për rolet e tij në: “Days of Our Lives”, “Hollywood Heights”, “Brothers & Sisters” dhe “CSI: Crime Scene Investigation”.
Longo lindi më 4 mars të 1988-ës dhe ishte baba i tre fëmijëve. Sipas bashkëshortes, Stephanie, bashkëshorti i saj po punonte shumë me veten dhe po luftonte për fëmijët e tij.
“Ishte një baba i përkushtuar dhe bashkëshorti më i mirë. E gjithë bota jonë u shkatërrua”, u shpreh ajo./abcnews.al/ KultPlus.com