16 Gusht, 2023 - 5:51 pm
Aktori Darren Kent, i njohur nga “Game of Thrones”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, duke shpërndarë trishtim te fansat e serialit.
Vdekja e aktorit të njohur ndërkombëtarisht për portretizimin e rolit të Goatherd në serialin hit, u njoftuamë 15 gusht nga agjencia e talenteve Carey Dodd Associates.
Darren Kent luajti rolin e tij të parë në filmin Mirrors të vitit 2008, me rolin kryesor të Ben Carson, dhe më vonë fitoi aktorin më të mirë në çmimet Van D’or 2012 për portretizimin e tij të Danny në filmin Sunnyboy.
Darren Kent ishte diagnostikuar me osteoporozë, artrit dhe një çrregullim të rrallë të lëkurës, por shkaku i vdekjes së tij nuk është konfirmuar për momentin.
“Me pikëllim të thellë ju informojmë se miku dhe klienti ynë i dashur Darren Kent ndërroi jetë paqësisht të premten. Prindërit dhe shoku i tij më i mirë ishin pranë tij.
Mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e tij në këtë moment të vështirë. Darren nuk ishte vetëm një aktor, regjisor dhe shkrimtar i talentuar, ai ishte me të vërtetë një nga njerëzit më të sjellshëm që kam pasur ndonjëherë kënaqësinë të takoja. Ishte një privilegj dhe një gëzim të isha pjesë e rrugëtimit të tij. RIP miku im”, theksohet në njoftimin përkatës të agjencisë së talenteve Carey Dodd Associates./abcnews/KultPlus.com