9 Shkurt, 2024 - 4:49 pm
Ka vdekur në moshën 86-vjeçare, profesori dhe albanologu i shquar arbëresh, Ignazio Parrino.
Ai në Palazzo Adriano më 3 shkurt 1938 në një familje arbëreshe. Pasi kreu studimet në Romë u kthye në Horën e Arbëreshvet (Piana degli Albanesi), në Sicili.
Shkroi disa vepra për Shqipërinë ku më e njohura dhe më e rëndësishme është “Acta Albaniae Vaticana”. Gjithashtu autor i veprës në italisht “I Capitoli delle Colonie Greco-Albanesi di Sicilia”. Ka përkthyer dhe botuar në italisht veprën e të madhit Gjergj Fishta, “Lahuta e Malësisë”. Ka bashkëpunuar shumë ngushtë me emra të rëndësishëm në studimet e albanologjisë si P.Valentino, Ernest Koliqi etj.
Për më shumë mbi jetëshkrimin dhe veprimtarinë e prof. I. Parrino klikoni linkun KËTU./KultPlus.com