15 Shtator, 2023 - 6:30 pm
Artisti, i lindur në vitin 1932 në qytetin Medellin të Kolumbisë Qendrore, ishte ende duke pikturuar në studion e tij derisa u prek nga pneumonia dhe u shtrua në spital, por u lirua nga spitali të enjten për t’u shëruar në shtëpi, raportoi W Radio.
Piktori dhe skulptori kolumbian, Fernando Botero, i famshëm për figurat e tij epshore, ka vdekur në moshën 91-vjeçare, njoftoi të premten presidenti kolumbian Gustavo Petro, shkruan Euroneës, transmeton Klan Kosova.
Ka vdekur Fernando Botero, piktori i traditave dhe defekteve tona, piktori i virtyteve tona”, ka njoftuar kreu i shtetit në platformën e rrjeteve sociale X, e njohur më parë si Tëitter.
“Piktori i dhunës dhe i paqes sonë. I pëllumbit të refuzuar një mijë herë dhe të vendosur në fronin e tij njëmijë herë”, shtoi Presidenti Petro, duke iu referuar një prej kafshëve emblematike të artistit.
Ai nuk dha detaje për vendin e vdekjes së tij./KultPlus.com