26 Shkurt, 2020 - 4:47 pm
Ka vdekur e veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.
E cilësuar si njëra nga gratë më të poshtra të njerëzimit, ajo ia doli ta lërë këtë botë në moshën 99 vjeçare.
Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit.
Me Enver Hoxhën u martua në 1 janar të vitit 1945. Ka tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë.
Pas zbulimit të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik me dekretin nr.1018, datë 13.2.1995 të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste Nexhmije Hoxhës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit komunist.