15 Prill, 2020 - 11:58 pm
Animatorja e Disney, Ann Sullivan së cilës iu besuan projekte filmike shumë të dashura, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Ajo vdiq në moshën 91 vjeçare pas simptomave që pati nga virusi vdekjeprurës, Covid-19, njofton Klan Kosova.
Pasi studionte në Qendrën e Arteve në Pasadena, ajo zbarkoi me një punë në Walt Disney në laboratorin e pikturave të animacionit në fillim të viteve 1950.
Ajo pastaj punoi me Hanna Barbera dhe u kthye në Disney.
Sullivan kishte punuar në realizimin e animatorëve të njohur ”The Little Mermaid”, ”The Lion King”, ”Hercules”, ”Tarzan”, ”Lilo and Stich and Home on the Range”.
Animatorja Ann, është viktima e tretë që vdiq nga COVID-19 në shtëpinë e infermierëve me bazë në Kaliforni, pas aktorit Allen Garfield dhe John Breier javën e kaluar.
Sullivan, me origjinë nga Fargo, Dakota e Veriut, ndoqi gjurmët e motrës së saj Helen duke lëvizur në Kaliforni.