21 Janar, 2021 - 10:46 am
Piktori dhe restauratori i njohur, Mustafa Arapi është ndarë nga jeta mbrëmë në moshën 71-vjeçare. Ai ishte i shtruar në spital prej disa ditësh, ku po kurohej për koronavirusin.
Lajmin për vdekjen e Arapin e ka bërë të ditur vajza e tij, Dorina Arapi me anë të një postimi në rrjete sociale ku shkruan:
“Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta
Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua.
Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë!
Të duam përjetësisht!”
Mustafa Arapi ka lindur më 23 korrik 1950 në Tiranë. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1979 për pikturë. Pas studimeve ai filloi të punonte si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë. Ka punuar si profesor në Akademinë e Arteve nga viti 1985 deri më 1991. Pastaj, gjatë viteve 1993-2006 ishte shef i Departamentit të Punëve të Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës. / KultPlus.com