3 Korrik, 2024 - 3:41 pm
Skenaristi amerikan, Robert Towne, ka vdekur të hënën në moshën 89-vjeçare. Ai konsiderohet si njëri prej skenaristëve më të mirë të gjitha kohërave, me kryeveprën e tij, skenarin për filmin “Chinatown”, për të cilin fitoi Oskar.
Towne po ashtu qe nominuar për çmimin akademik edhe për skenarët e filmave “Shampoo”, “The Last Detail, dhe “Greystoke”.
Ai më 1997 ishte nderuar me çmimin për arritje jetësore nga Writers Guild of America.
Fillimisht kishte punuar në seri televizive dhe për filma të buxhetit të ulët përkrah producentit Roger Corman.
Por fati deshi që përmes psikiatrit të tij të njihej me aktorin hollivudian Warren Beatty, një tjetër pacient i cili ia kishte çelur rrugën në botën e madhe të Hollivudit.
Towne për vite të tëra kishte punuar si shkrimtar-fantazmë, dhe sot e ato ditë puna e tij mbetet e pazyrtarizuar edhe për filma klasikë si “Kumbara” dhe “Heaven Can Wait”./KultPlus.com