22 Maj, 2021 - 6:00 pm
Roman Kent, kryetari i Komitetit Ndërkombëtar të Aushvicit, vdiq në moshën 92-vjeçare në Nju Jork pas një sëmundjeje të shkurtër.
Kent u lind si Roman Kniker në 1929 në Lodz, Poloni, në një familje që zotëronte një fabrikë tekstili.
Nazistët e detyruan familjen fillimisht të jetonte në geto dhe më pas në kampin e përqendrimit Aushvic-Birkenau.
Kent dhe vëllai i tij u liruan nga ushtarët amerikanë dhe emigruan në SHBA, ku ai u bë një biznesmen.
Ai u bë president i Komitetit Ndërkombëtar të Aushvicit në 2011. /atsh/ KultPlus.com