23 Nëntor, 2020 - 10:02 pm
Pasditen e sotme bota e artit dhe letërsisë ka humbur edhe një nga emrat e tij të shquar, shkrimtarin Adem Istrefi, shkruan KultPlus.
Varrimi i tij do të behët nesër në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë.
Adem Istrefi, lindi me 14 mars 1942 në fshatin Strellc i Epërm të Deçanit. Në moshën 14-vjeçare u largua nga vendlindja për në Shqipëri(1956). Studimet e larta i kreu ne Universitetin e Tiranës (dega Gjuhë e Letërsi shqipe). Ndër të tjera ka punuar edhe si redaktor në revistën “Nëntori “.
Ishte ndër poetët më të shquar shqiptarë. Publikimin e vëllimeve të tij poetike e nis që në vitin 1967 me “Net Kosovare” për të vazhduar më tej: “Mëngjesi i së nesërmes” (1969), “Dritaret e fjalës” (1972), “Gjerdan lirie”, (1977), “Pasha këte dhe” (1982), “Në shuplakë të ditëve shkrova” (1986), “Një zog midis meje e diellit” (1989), “Pa therra në fyt” (1995) “Arti i vdekjes bukur” (2004)
Kurse në prozë është paraqitur me romanet “Lëshoma hisen e diellit” (1984), “Lemeria” (1992), “Kallukanxha” (2001), “Nganjëherë bëja me sy vdekjes” (2004), “Askundia” (2004) dhe më përmbledhjen e tregimeve me titull “S’mund t’i lija pa folë” (1989)./ KultPlus.com