Vdes shkrimtarja dhe gazetarja e njohur braziliane, Nelinda Piñon

18 Dhjetor, 2022 - 5:05 pm

Ka vdekur në moshën 85-vjeçare, shkrimtarja dhe gazetarja, Nelinda Piñon, librat e të cilës u përkthyen në më shumë se 30 vende.

Ajo do të mbahet mend si gruaja e parë që u zgjodh në postin e presidentes së Akademisë Braziliane të Letrave (ABL) dhe u nderua me shumë çmime

“Nelinda Piñon vdiq sot (dmth dje të shtunën) në një spital në Lisbonë. Shkaku i vdekjes së saj ende nuk është përcaktuar”, tha shtëpia botuese Record në një njoftim për shtyp.

Nelinda Pinion, emri i saj i parë është një anagram i gjyshit të saj, Danielit. Ajo botoi rreth njëzet vepra, midis tyre romanet Shtëpia e pasionit (1972), Fuqia e fatit (1977) dhe Republika e ëndrrave (1984), ndoshta libri i saj më i suksesshëm, i frymëzuar nga historia e familjes së saj, e cila emigroi në Brazil nga Galicia, Spanjë.

Ajo u zgjodh anëtare e Akademisë Braziliane të Letrave në 1989 dhe shtatë vjet më vonë u bë presidentja e parë grua që nga themelimi i saj një shekull më parë./abcnews.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme