6 Prill, 2021 - 11:26 pm
Ka vdekur në moshën 92-vjeçare teologu me origjinë zvicerane Hans Kung, një nga intelektualët të krishterë më të ndjekur dhe kontrovers i dekadave të fundit, kritik ndaj qasjes së Kishës Katolike dhe veçanërisht ndaj dogmave.
Lindur në vitin 1928, profesor i teologjisë dogmatike në moshën 32-vjeçare në universitetin prestigjioz të Tubingen në Gjermani, Kung u nda përfundimisht nga Vatikani pasi në vitin 1970 botoi veprën “I pagabueshëm?”, një sulm direkt dhe i arsyetuar ndaj dogmës së pagabueshmërisë së papës.
Kung mbeti kritik por edhe shtytës ndaj ndryshimeve në Vatikan dhe veçanërisht ndaj hapjes mbi çështje si dialogu midis religjioneve, përfshirja e grave dhe marrëdhënien midis fesë dhe problematikave shkencore.
Kung i kërkoi vitin e kaluar papës Benedikti XVI që ai dhe kisha t’i kërkonin falje për heshtjen e gjatë ndaj abuzimeve të shumta të ushtruara ndaj të miturve nga pjesëtarët e saj, dhe shpesh herë të fshehura nga hierarkia vatikane./a2/ KultPlus.com