23 Tetor, 2022 - 11:00 am
Dietrich Mateschitz, themeluesi i Red Bull, ka vdekur në moshën 78-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. I konsideruar si njeriu më i pasur në Austri, sipërmarrësi ndërtoi një perandori globale rreth pijeve energjike. Ai zotëronte 49% të aksioneve të Red Bull, i cili zotëron edhe ekipin F1 me të njëjtin emër.
Pjesa e mbetur prej 51% i përket familjes Yoovidhya, me të cilën Mateschitz kishte bashkëpunuar për prodhimin e pijeve energjike me të njëjtin emër. Pasuria e Mateschitz vlerësohet në rreth 25 miliardë euro duke e vendosur atë në vendin e 51-të në listën e Forbes të njerëzve më të pasur në botë.
Ai përdori pasurinë e krijuar nga pijet energjike për të krijuar ekipin nga Formula 1. “Është shumë, shumë e trishtueshme, çfarë njeriu i madh”, tha drejtori i ekipit të Red Bull, Christian Horner, ndërsa shtoi se ajo që ai ka bërë për shumë njerëz, në mbarë botën në sporte të ndryshme, është e paçmueshme.
Vdekja e Mateschitz nuk mendohet të kërcënojë të ardhmen e Red Bull ose ekipit të tij simotër Alpha Tauri. Shefi ekzekutiv i Formula, Stefano Domenicali, tha se ishte “thellësisht i pikëlluar” dhe e quajti Mateschitz “një anëtar jashtëzakonisht i respektuar dhe shumë i dashur i familjes së Formula 1”.
“Ishte një sipërmarrës i jashtëzakonshëm vizionar dhe një njeri që ndihmoi në transformimin e sportit tonë dhe krijoi markën Red Bull që njihet në mbarë botën”, shtoi ndër të tjera ai./abcnews.al/ KultPlus.com