30 Mars, 2022 - 2:50 pm
Ylli i “The Sopranos”, Paul Herman, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, saktësisht në ditëlindjen e tij.
Herman, i cili luajti në një mori filmash gangsterësh, duke përfshirë “Goodfellas” dhe “The Irishman”, vdiq më 29 mars dhe shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë ende i ditur.
Aktori amerikan ishte më i njohur për interpretimin e rolit të ‘Beansie Gaeta’ në serialin ikonik televiziv të dramës, “The Sopranos”.
Vdekja e tij u konfirmua nga ylli tjetër i “Sopranos”, Michael Imperioli, i cili luajti Christopher Moltisanti në dramën HBO.
“Miku dhe kolegu ynë Paul Herman ka ndërruar jetë. Paul ishte thjesht një njeri i madh”, tha ai.
“Goodfellas, Once Upon a Time in America, The Irishman dhe sigurisht The Sopranos ishin pikat e tij kryesore. Do të më mungojë. Shumë dashuri për familjen e tij, miqtë dhe komunitetin e aktorëve dhe kineastëve”, shtoi tutje aktori.
Herman së fundmi luajti si Whispers DiTullio në epikën e krimit të Martin Scorsese “The Irishman” (2019).
Ai gjithashtu luajti Randy në “Silver Linings Playbook” të David O. Russell (2012).
I njëjti kishte lindur më 29 mars të vitit 1946 në Brooklyn dhe vdiq në datë të njëjtë në vitin 2022./ KultPlus.com