30 Janar, 2021 - 3:15 pm
Vdiq në moshën 91-vjeçare Bajram Kurti, një ndër themeluesit e Cirkut kombëtar.
Ai lindi në qytetin e Durrësit më 1930 dhe që në fëmijërinë e tij të hershme shfaqi talent në sportin e mundjes. Falë talentit, ai shumë shpejt do të aktivizohej me ekipin e “Partizanit” dhe shumë shpejt do të bëhej edhe pjesë e këtij ekipi. Në vitin 1952 gjatë zhvillimit të Kampionatit Kombëtar, Kurti theu disa rekorde kombëtare në peshëngritje dhe u shpall gjithashtu edhe nënkampion kombëtar.
Përveç aktiviteteve Kombëtare në të cilat ai ka marrë pjesë dhe është vlerësuar shumë herë, ka qenë pjesë e përfaqësueses kombëtare edhe në arenen ndërkombëtare.
Në vitin 1952 së bashku me kolegë të tjerë si Telat Agolli, Bardhyl Jareci etj ata themelojnë të parin “Cirk Kombëtar” dhe do të ishin ata që do të përgatisnin brezat e ardhshëm në shumë disiplina.
Edhe gjatë viteve që punoi në këtë isntitucion ai u vlerësua shumë për performancat e tij në ecjen me biçikletë në tel. Bajram Kurti gjatë karrjerës së tij sportive dhe artistike është vlerësuar me shumë çmime për arritjet e tij. Më i rëndësishmi është “Nderi i mundjes shqiptare”. /ata/ KultPlus.com