Vdiq mësuesja Alide Vinca – Kastrati, ushtroi me përkushtim të madh profesionin e saj

16 Tetor, 2022 - 6:29 pm

Sot është njoftuar për vdekjen e mësueses Halide Vinca – Kastrati, e cila punoi për shume vite me përkushtim të madh në të gjitha shkollat ku ajo dha mësim, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në “Facebook”, shkolla “Hasan Prishtina”, ka thënë se Kastrati asnjëherë nuk i shhkëputi lidhjet e saja me shkollën “Hasan Prishtina”.

Postimi i plotë:

“Njoftohen nxënësit, ish-nxënësit dhe mësimdhënësit, se sot, vdiq mësuesja Halide Vinca – Kastrati, e cila për shumë vite punoi me dashuri dhe përkushtim të madh në shkollën tonë.

Halide Vinca – Kastrati, shkollimin fillor e kreu në shkollën “Fejzi Vinca” në Veleshtë të Strugës, ndërsa shkollimin e mesëm e përfundoi në SHM “Zef Lush Marku” në Shkup.

Studimet e larta i kreu në Akademinë Pedagogjike në Shkup.

Në fillimet e karrierës arsimore punoi si mësuese në Shkollën Fillore “Fejzi Vinca” në fshatin e lindjes në Veleshtë, dhe më pastaj vazhdoi në SHF “25 Maji” në Shkup. Gjatë viteve tetëdhjetë punoi si mësuese e ciklit klasor edhe në SHF “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Vitet e fundit, deri sa u pensionua, punoi në SHFMU “Gjergj Fishta” në Prishtinë.

Mësuesja Halide, asnjëherë nuk i shkëputi lidhjet e saja me shkollën “Hasan Prishtina”, ku në çdo manifestim të organizuar nga shkolla, mësuesja Halide ishte në vizitë ku bisedonin shtruar për kujtimet dhe kohët e kaluara në shkollën tonë.

Drejtoria dhe kolektivi i shkollës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, u shprehin ngushëllime të thella familjarëve të mësueses Halide.

Do të mbeteni përherë pjesë e historisë së kësaj shkolle!

Drejtoria e shkollës”, thuhet në postimin e shkollës “Hasan Prishtina”. /KultPlus.com

Të ngjajshme