30 Janar, 2021 - 1:27 pm
Ka vdekur në moshën 34 vjeçare muzikantja nga Skotlanda, SOPHIE, shkruan KultPlus.
Sophie ishte një prej figurave më të njohura për muzikën elektronike, teksa lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur ekipa e saj.
“Me keqardhje të madhe ju njoftojmë se muzikantja dhe producentja SOPHIE ka vdekur këtë mëngjes në Athinë ku ajo jetonte, pasi kishte pësuar një aksident”, kanë thënë ata.
SOPHIE ishte bërë artistja e parë transgjinore e cila ishte nominuar për albumin më të mirë “Dance/Elektronic”. / KultPlus.com