Vdiq Pero Zlatar, gazetari kroat që kishte shkruar libër për Shqipërinë

24 Korrik, 2020 - 4:53 pm

Ka vdekur të premten Pero Zlatar, gazetari dhe publicisti legjendar kroat.

Zlatar ishte i lindur në Shkup në vitin 1934, ndërsa me gazetari ishte marrë prej moshës 15-vjeçare. Ka punuar si gazetar dhe redaktor në “Vijesnik”. Ka mbajtur edhe shumë poste drejtuese nëpër media të ndryshme kroate, duke përfshirë ato sportive.

Mbahen në mend reportazhet dhe intervistat e Zlatarit, që vdiq në moshën 86-vjeçare .

Disa prej tyre i ka kthyer në libra publicistik. Shumë i popullarizuar ishte edhe një libër i tij për Shqipërinë. Zlatar e kishte vizituar Shqipërinë në kohën e Enver Hoxhës dhe nga vizita kishte botuar librin relativisht me simpati për shqiptarët e Shqipërinë. /KultPlus.com

Të ngjajshme