11 Shkurt, 2023 - 10:01 pm
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi sot 103-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë.
“Tirana feston sot 103-vjetorin e shpalljes Kryeqytet i Shqipërisë. Mirënjohje edhe për ata që, në këto vite, kanë kontribuar për ta zhvilluar Tiranën në një qytet modern e të denjë për të gjithë shqiptarët”, shkruan Veliaj në rrjete sociale.
Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31janar 1920) u vendosën më 11 shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë, kurse përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në janar 1925. /atsh /KultPlus.com