Veliu ofendon Osmanin: Krejt kryesia me ia lëshu vendin, edhe s’di a e nxen

5 Janar, 2021 - 12:03 pm

Ish-kandidatja e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmani, e ka lënë të hapur mundësinë e kthimit në LDK, në rast se kryesia aktuale e kësaj partie do të largohej.

Duke e komentuar këtë deklaratë, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka zgjedhur të flas për pamjen e Vjosa Osmanit duke thënë se ajo “është shumë e gjerë dhe i duhet hapësirë”. Ai e ka ofenduar ushtruesen e detyrës së presidentes, duke thënë se edhe po të largohet e gjithë Kryesia e LDK-së nuk do ta zinte Osmanin aty.

“Unë e di që ajo është tepër e madhe dhe i duhet hapësirë shumë, a po kupton çfarë, qysh konteksti po e them. Unë e di që ajo është tepër e madhe, e gjanë (e gjerë) edhe i duhet hapësirë shumë, po nuk e paskna ditë që duhet komplet një Kryesi me ja lëshu vendin edhe nuk e di a e nxenë”, ka thënë Veliu për Periskopin, transmeton KultPlus.

Ndërkohë, LDK dhe Vjosa Osmani kanë ndarë rrugët. Kjo e fundit para disa ditëve ka bërë publike slloganin e iniciativës me të cilën do të garojë në zgjedhjet që pritet të mbahen. / KultPlus.com

Të ngjajshme