18 Dhjetor, 2024 - 6:30 pm
Këshilli i Ministrave vendosi sot deklarimin “Pasuri kulturore” të zonës arkeologjike nënujore të vendbanimit palafit të fshatit Lin në Pogradec.
Në mbledhjen e sotme u miratua po ashtu zonifikimi i zonës arkeologjike nënujore “A” të vendbanimit palafit të fshatit Lin në Pogradec, sipas hartës dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), si dhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e kësaj zone.
Po ashtu në mbledhjen e sotme u miratua edhe deklarimi “Pasuri kulturore e paluajtshme” e dy zonave arkeologjike (“A” dhe “B”) të qytetit të Shkodrës.
Bashkë me zonifikimin e këtyre zonave arkeologjike sipas koordinatave dhe hartave të zonifikimit në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH) u miratua edhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre.
“Pasuri kulturore e paluajtshme” u deklaruan po ashtu edhe dy zonave arkeologjike (“A” dhe “B”) në qytetin e Vlorës, për të cilat u miratua po ashtu edhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre./atsh/KultPlus.com