Vendim i Musk – verifikimi i llogarive në Twitter me para

1 Nëntor, 2022 - 10:30 pm

Përdoruesit e rrjetit social Twitter që kanë shpenzuar vite duke gjeneruar audiencën e tyre dhe kanë arritur verifikimin e shumëpritur të llogarisë së tyre nga platforma, tani do të duhet të hapin portofolin e tyre nëse duan të mbajnë atë. 

Verifikimi në Twitter, deri më tani, u jepet personazheve publike, institucioneve, kompanive ose atyre që kanë një numër të mirë ndjekësish dhe janë me rëndësi shoqërore. Dhe nuk ka asnjë kosto.

Por sipas një raporti të fundit, tashmë që Elon Musk është pronar i saj, i gjithë procesi i verifikimit do të rinovohet dhe, më e keqja, ata që e kanë tashmë do të duhet të paguajnë 20 dollarë në muaj nëse duan ta mbajnë. Vetë Elon Musk shkroi të dielën në Twitter se:

I gjithë procesi i verifikimit është duke u rinovuar tani.

Sipas raportit, kompania dëshiron të rrisë abonimin e saj premium opsional – të quajtur Twitter Blue – nga 4,99 dollarë në 19,99 dollarë në muaj. Në këmbim, Twitter do të shtojë më shumë veçori, duke përfshirë verifikimin, për ta rritur abonimin e tij në atë që dëshiron të tarifojë. Por ata që duan ta bëjnë këtë, d.m.th., përdoruesit aktualë të verifikuar kanë 90 ditë kohë për t’u abonuar në Twitter-in e ri Blue pas fillimit të tij ose do të humbasin verifikimin e tyre të tanihëm. Një nga idetë e Musk është rritja e numrit të abonentëve në Twitter derisa të bëhen gjysma e të ardhurave të kompanisë.

Deri më sot, Twitter Blue ofron akses në artikuj pa reklama dhe disa rregullime shtesë të personalizimit. Përveç kësaj, Musk ka komentuar se ai synon që reklamat në Twitter të gjenerojnë më shumë të ardhura. Kjo, së bashku me deklaratat e tij se do t’i japë hapësirë ??çdo lloj shprehjeje, kanë ngjallur frikën se do të bëhet më agresive dhe me më shumë gjuhë urrejtjeje dhe ksenofobie sesa ka./ KultPlus.com

Të ngjajshme