Vendos presidentja: Shtyhet afati për aplikimin e njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës

22 Janar, 2024 - 1:33 pm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim për shtyrjen e afatit për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës.

Përmes një adresimi për media Osmani ka bërë të ditur se afati është shtyrë deri me 15 maj të vitit të ardhshëm

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë për njohjen e statusit, duke thënë se e vërteta duhet të dëgjohet.

Më tutje Osmani shtoi se do ju qëndrojnë afër viktimave dhe do bëjnë të pamundurën në ndjekjen e drejtësisë.

Njoftimi i presidentes Vjosa Osmani:

Të nderuara bashkëqytetare e bashkëqytetarë, në përputhje me ligjin Republika e Kosovës ka shtyrë afatin për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës deri më 15 maj 2025. Zëri juaj ka rëndësi dhe e vërteta duhet të dëgjohet. Guximi juaj në kërkim të drejtësisë e në zbardhjen e së vërtetës është një dëshmi e shpirtit tuaj të paepur. Ne qëndrojmë me ju dhe pranë jush në ndjekjen e drejtësisë. Në këtë rrugëtim ju asnjëherë nuk do të jeni vetëm. Prandaj aplikoni për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës. / KultPlus.com

Të ngjajshme