7 Mars, 2021 - 11:29 am
Aktivitetet në Puglia të Italisë në përkujtim të 30-vjetorit të eksodit shqiptar u përmbyllën me vendosjen e pllakatës “Portiku i shqiptarëve” në ish-stacionin detar në Brindisi.
Pas kësaj një ekspozitë fotografike e artistit shqiptar njëkohësisht dhe deputet i Kuvendit, Fate Velaj.
Në Brindisi kryeministri Edi Rama u prit pikërisht në vendin ku 30 vite më parë zbarkoi anija me mbi 20 mijë emigrantë në port.
Kryeministri Edi Rama tha se ishte i lumtur që në Brindisi ishte pë herë të parë dhe falënderoi njerëzit që apën dyert e shtëpive për bashkatdhetarët e tij pikërisht më 7 mars 1991.
I pranishëm në aktivitet ishte dhe ish kryebashkiaku i Brindisit, Giuseppe Marchionna i cili përballoi atë emergjencë që i gjeti të papërgatitur.
Kryeministri shqiptar shprehu dëshirën që 7 marsi të ishte një datë për një vizitë të përvitshme të qeverisë shqiptare në Brindisi për të shprehur mirënjohjuen e përjetshme. “Ne duam që këtë datë ta kthejmë në një datën e 7 marsit të një vizite të detyrueshme të qeverisë shqiptare në Brindizi për t’i shprehur mirënjohjen e përjetshme dhe për të mos lënë që kjo histori të harrohet. Është një histori për fëmijët tuaj dhe tanë që do të jetojnë në Europën e përbashkët. Shpresoj që bashkia e Brindizit të na japë një hapësirë, të bëjmë një muze të vogël për historinë tonë, që ta shohin jo vetëm ato që banojnë në këtë qytet por shumë vizitore”, u shpreh Edi Rama./ KultPlus.com