2 Korrik, 2021 - 10:02 am
Ventrilokuisti shqiptar Nikolas Bushi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës flet për pasionin e tij dhe mënyrën se si arriti ta perfeksinojë këtë pasion duke i dhënë jetë kukullave.
“E kam zbuluar këtë talent tek vetja katër vite më parë dhe çdo ditë jam ushtruar për tú perfeksionuar. Çdo gjë e kam praktikuar ngadalë, si fillim nis praktikimi me buzët që të mos i lëvizësh, më pas lëvizja me duar dhe në fund bashkëbisedimi me kukullës, duke e trajtuar si njeri. Tashmë unë kam filluar bëj shfaqje vetëm, por shpesh edhe me babin, sepse babi është prestigjator”, tregon ventrilokuist shqiptar Nikolas Bushi.
Talenti 17 vjeçar tregon se ka fituar çmimin e parë në një konkurs për ventrilokuist në SHBA “Unë konkurova në një kompeticion për ventrilokuist dhe aty zura vendin e parë. Unë do vazhdoj studimet e larta, por ëndrra ime është të performoj në teatro të mëdha”.
Nikolas Bushi gjithashtu është shumë i talentuar në muzikë, talent të cilin perfeksionuar me disa kurse.
“Gjuhën shqipe e kam mësuar me prindërit në shtëpi, unë kam lindur në Itali dhe prej 8 vitesh jetoj në SHBA”, tregon Nikolas Bushi i cili e flet shumë mirë gjuhën amtare. / diasporashqiptare.al / KultPlus.com