19 Korrik, 2024 - 3:33 pm
“Verë dhe Portokalle” u ndal mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Korçës për t’i falur humorin dhe një natë plot emocione publikut që e priti me duartrokitje spektaklin.
Si çdo vit turi i “Verë dhe Portokalle” mbledh në sheshe qytetare të shumtë që presin me padurim të shijojnë nga afër humorin, performancat e artistëve dhe gjithçka ky spektakël dhuron.
Në këtë takim të artistëve me publikun Korçar që ndryshe nga çdo fundjavë e vitit, nuk zhvillohet përmes ekranit por në një skenë të vendosur në qendër të qytetit e ku sytë e publikut ndjekin me kërshëri çdo moment, emocionet e artistëve janë të shumëfishta
Pas Korçës spektakli “Verë dhe Portokalle” që shënon një prej eventeve më të bukura verore do të ndalet në Kolonjë./topchannel/KultPlus.com