7 Korrik, 2019 - 8:38 pm
Pasi argëtoi publikun në sheshet e vendit, nga veriu në jug, “Verë dhe Portokalle” u ndal në Tiranë.
Aktorët u zhvendosën nga teatri i Portokallisë. Por dhe shikuesit besnikë në kryeqytet, për një natë i lanë telekomandat mënjanë dhe qeshën e u argëtuan në sheshin Skënderbej me humoristët e preferuar.
Vitet e fundit portokallia në sheshe është bërë traditë, por nuk mungojnë kurrë emocionet e aktorëve, që intensiteti i shfaqjeve i vë para një sfide më të vështirë se ajo e teatrit të Portokallisë, në studiot e Top Channel.
Për mëse dy orë nuk munguan në sheshin Skënderbej surpriza të shumta dhe ndërveprim me publikun në natën e gjatë të humorit Portokalli me “Verë dhe Portokalle”./BotaSot/ KultPlus.com