16 Qershor, 2023 - 4:30 pm
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së bashku me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë dhe Shoqatën e Verërave të Kosovës, do të bëjnë promovimin dhe degustimin e verërave të Kosovës nëpërmjet dy aktiviteteve të ndara, që do të mbahen në Konfederatën e Zvicrës.
Aktiviteti i parë, do të mbahet të hënën, më datën 19 qershor, 2023 me fillim nga ora 18:30 në Winterthur, ndërsa i dyti me datën 20 qershor, 2023 në Gjenevë.
Fokusi kryesor i këtij aktiviteti janë gastronomët dhe hotelierët shqiptar në Zvicër, por edhe mysafirë të tjerë.
Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në aktivitetin në Winterthur duhet t’i adresohen me shkrim Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih në adresën [email protected]; ndërsa për aktivitetin në Gjenevë Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë në adresën: [email protected]. / albnfo.ch / KultPlus.com