27 Dhjetor, 2021 - 5:00 pm
Shtëpia e këngëtares së mirënjohur shqiptare, Vaçe Zela është vjedhur. Persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur shtëpinë e këngëtares në Tiranë, e cila është ndarë nga jeta në shkurt të vitit 2014.
Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra autorët kanë marrë një medalje të Vaçe Zelës, një laptop, dhe një orë të bashkëshortit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa banesa ndodhet tek “Pazari i Ri” në kryeqytet. Vjedhja u konstatua nga motra e këngëtares ikonë të muzikës shqiptare që kujdeset për banesën.
Sakaq, familjarët dyshojnë se dera është hapur me kartë. I vëllai artisti Hysni Zela thotë se janë marrë gjithashtu bizhuteri dhe sende me vlerë.
Këngëtarja e madhe shqiptare u nda nga jeta në vitin 2014 në Bazel të Zvicrës. /abcnews.al / KultPlus.com