Viti 1997, kur deputeti shqiptar shpalosi flamurin kombëtar në parlamentin e Maqedonisë

17 Dhjetor, 2020 - 6:58 pm

Në vitin 1997, për herë të parë, deputeti i atëhershëm Sali Ramadani, shpalosi flamurin kombëtar në parlamentin e Maqedonisë, duke potencuar se do të vijë dita që ky flamur do të jetë zyrtar dhe se pikërisht në atë parlament do të flitet shqip, shkruan KultPlus.

‘Mos u frikësoni, nuk kafshon ky! Do të vijë dita që ky flamur të jetë zyrtar, do të vijë dita që në këtë parlament do të flitet shqip.

Unë nuk kam frikë nga ju, nëse nuk e dini, unë jam nipi i Mefailëve të Zajazit.

Unë jam Sali Ramadani!’, kishte deklaruar deputeti shqiptar. / KultPlus.com

Të ngjajshme