25 Maj, 2020 - 6:27 pm
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Viti, ka thënë sot se shkollat dhe çerdhet do të hapen por nuk ka bërë të ditur datën kur do të rifillojë procesi mësimor.
Ai tha se në lehtësimin e masave do të përfshihen edhe çerdhet dhe shkollat. Ministri Vitia nuk ka caktuar datën, por ka premtuar kthimin në normalitet brenda ditëve të ardhshme.
“Unë do të doja shumë që t’i heqim të gjitha masat dhe të kthehemi në normalitetin që e kemi njohur më herët, por derisa kufizimet po hiqen gradualisht, masat mbrojtëse duhet të forcohen vazhdimisht .Shkollat dhe çerdhet do të hapen, por maskat, distance dhe higjiena duhet të bëhen pjesë e domosdoshme” , u shpreh Vitia.
“Shkollat dhe cerdhet do hapen por masat e higjiena do të jenë të domsodoshme. Objektet fetare po hapen por duhen masat domosdoshmërisht. Kufijtë do hapen por masat mborjtëse sigurisht do shtohen. Përgjegjësi individuale dhe kolektive, kjo është përgjigja më e mirë që mund t’i japim virusit”, ka deklaruar ministri.
Vitia po ashtu ka paralajmëruar mbylljen e karantinës në Qendrën e Studentëve në fundin e këtij muaji. /KultPlus.com