6 Tetor, 2021 - 3:58 pm
Një koleksion i rrallë i vizatimeve të legjendës Mohammad Ali u nxor në ankand në Nju Jork për një milion dollarë, raportoi kanali CBS.
Njëzet e gjashtë vepra kushtuar boksit, por edhe të drejtave civile, paqes në botë, ishin temat më të dashura për legjendën e boksit që vdiq në vitin 2016.
Disa nga këto piktura janë firmosur nga vetë Muhamed Ali, ndërsa në disa të tjera ai ka portretizuar veten.
”Sting like a bee” u shit për 425 000 dollarë, dhjetëfishi i vlerësimit para ankandit.
Çmimi përfundimtar i të gjitha veprave është 945 524 dollarë, pothuaj trefishi i parashikimit./ atsh/KultPlus.com