17 Nëntor, 2023 - 9:26 pm
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka falënderuar djemt e kombëtares për kualifikimin e kombëtares së futbollit në kampionatin evropian.
“Faleminderit kombëtares për emocionet e dhuruara dhe urime për kualifikimin e merituar në Euro 2024!”, ka shkruar Begaj në rrjetin e tij në Facebook.
Loja e kombëtares shqiptare përfundoi një barazim 1:1 me Moldavinë, nga ku edhe siguroti vendin në mesin e 24 kombëtareve më të mira në Evropianin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani./KultPlus.com